Tifozët e ekipeve, dinë të kalojnë limitet, vetëm sa për të ofenduar kundërshtarët.
Por, studentët e Universitetit të Luizianës në Shtetet e Bashkuara, kaluan në banalitet, duke e mbytur dhe pjekur në skarë një krokodil, transmeton Telegrafi.
Tërë këtë ata e bënë, vetëm për të “ofenduar” rivalët e tyre, Florida Gators, të cilët krokodilin e kanë si maskotë.
Ky veprim, nuk u ka lënë shije të mirë, as vendasve në Luizianë, që e kanë quajtur këtë gjest të ulët dhe të pështirë.
Kjo është bërë vetëm pak ditë, para se të zhvillohet ndeshja e futbollit amerikan, mes dy ekipeve rivale.
Tuesday, 20 October 2015 15:24 
