Lajme Shqip Saturday, 08 October 2011 12:01

Tiranë – Familja e Ish-Presidentit shqiptar Ramiz Alia, ka bërë të ditur se ai do të prehet në Sharrë, në cermoninë e varrimit që do të zhvillohet të dielën, në orën 11:00.

Homazhet për Ish-Presidentin e fundit komunist të Shqipërisë, do të mbahen në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, në Tiranë.

Edhe pse në bazë të protokollit të shtetit shqiptar, homazhet për ish-presidentët organizohen zyrtarisht, në rastin e Ramiz Alisë kjo nuk është praktikuar dhe gjithçka do të organizohet privatisht, nga familja.