Një protestë në mbështetje të liderit serb të veriut, Oliver Ivanoviq, do të organizohet të hënën në mesditë para ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë.
Siç ka bërë të ditur KIM Radio, protestën kundër zgjatjes e paraburgimit Ivanoviqit do ta organizojnë qytetarët, “intelektualët, gazetarët, shkrimtarët, si dhe familjarët e tij”.
Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka zgjatur paraburgimin Oliver Ivanoviqit deri në tetor. Për shkak të pakënaqësisë në lidhje me vendimin e Gjykatës, Ivanoviq ka filluar një grevë urie në paraburgim.
Ai akuzohet për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë kohës së luftës në vitin 1999, si dhe pas luftës në vitin 2000.
Saturday, 08 August 2015 23:00