Lajme Shqip Wednesday, 18 January 2012 16:30

Ajo është një nga këngëtaret më potenciale angleze dhe njihet shumë për ironinë dhe sarkazmën e saj. Me përgjigjjet e saja ka qenë gjithnjë aq e drejtpërdrejtë, sa ndonjëherë i ka vënë në siklet edhe vetë gazetarët!

E përfolur prej disa ditësh se po frekuentohet me një burrë të martuar, duket se kjo gjë e ka ngacmuar tej mase, aq sa ajo të flasë për herë të parë publikisht për jetën e saj private.

“Kjo është hera e parë dhe do të jetë e fundit që unë komentoj mbi lidhjen time me Simon. Krejtësisht ndryshe nga lajmet që po përhapin gazetat me titujt e tyre kryesorë, Simon është një djalë i divorcuar prej 4 vitesh. Këto janë faktet. Shihemi bashkë në muajin Shkurt,” ka shkruar ajo në profilin e saj social.

Simon Konecki, 36, është bosi i ‘Drop4Drop’ dhe ka qenë i martuar me modelen Clary Fisher në 2004-ën, nga e cila ka edhe një vajzë 5 vjeçare.

Të fotografuar të dy sëbashku duke u puthur gjatë një fundjave në Florida, i ka ndezur thashethemexhinjtë duke e akuzuar atë për një marrëdhënie me një burrë të martuar. Por e vërteta qëndron ndryshe, dhe për këtë Adele nuk ka patur as më të voglin ngurrim për ta përgënjeshtruar.

Pas një historie dashurie të dështuar, që e bëri të kompozojë një nga këngët më të famshme të repertorit të saj ‘Someone like you’, urojmë që kësaj here Adele të mos dalë e zhgënjyer. (LajmeShqip.com)