Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 08:02

Peqin – Është mbyllur proçesi i numërimit të votave në KZAZ-në nr. 16 të bashkisë së Peqinit, nga ku rezulton fitues kryetari aktual i Bashkisë, Ilir Rrushi, kandidat i “Aleancës për qytetarin”.

Kryetari i KZAZ nr. 16 në Peqin, Julian Mahahasa, tha për ATSH se nga numërimi i votave për kryetar të Bashkisë së Peqinit, rezulton se kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Ilir Rrushi, ka marrë 2607 vota, ndërsa Naim Teqja i “Aleanca për të ardhmen” 904 vota.

Në rrethin e Peqinit votuan rreth 3500 zgjedhës, ndërsa gjatë proçesi zgjedhur nuk u shënua asnjë incident.