Seul – Koreja e Veriut do të lejojë që në territorin e vet të arrijnë qytetarë jugkoreanë, të cilët dëshirojnë personalisht të shprehin ngushëllime për vdekjen e Kim Xhong-ilit, kumtoi Qeveria verikoreane.
Autoritetet kanë marrë një vendim të tillë pasi një numër i madh i jugkoreanëve shprehën dëshirë për t’i shprehur respekt liderit verikorean.
Deri tani, Pheniani pohoi se nuk do të pranojë asnjë delegacion të huaj në periudhën e ditëve 13-ditore të zisë, shpallur pas vdekjes së Kim Xhong-ilit.
Tani autoritetet thonë se siguria e banorëve të Koresë së Jugut, të cilët do të arrijnë në territorin e Koresë së Veriut, do t’u jetë e garantuar.
Seuli tashmë ka kumtuar se nuk do të dërgojë delegacion zyrtar në Korenë e Veriut dhe i shprehu ngushëllime popullit verikorean, por jo edhe Qeverisë në Phenian.
Friday, 23 December 2011 09:25