Lajme Shqip Wednesday, 06 February 2013 12:13

Beograd –  Mediat në Serbi me të madhe trumbetojnë se demokratët kanë tentuar të përmbysin pushtetin me grusht-shtet?! Këtë e ka pohuar ish-shefi i policisë së Beogradit, Marko Nicoviq, duke theksuar se një nga funksionarët e policisë sipas urdhëresës se Miki Rakiqit dhe Boris Tadiqit, kanë tentuar të bëjnë grusht-shtet në mënyrën më tinzare.

Ata kanë keqpërdorur informacionet e kontakteve të Ivica Daçiqit me pjesëtarët e klanit të Darko Shariqit, ndaj të cilit është ngritur shumë zhurmë e pluhur nga drejtuesit e ri të pushtetit të Serbisë, informacione që janë nën emblemën dhe vulën e “Top secret shtetëror”.

“Një pjesë e funksionarëve të policisë, me urdhëresën e Rakiqit dhe Tadiqit, kanë tentuar në mënyrën më tinzare të kryejnë grushtshteti duke pohuar se e kanë përcjell kryeministrin Daçiq, dhe pse nuk ka qenë në listë edhe shefi i Shërbimit të kriminalitetit të organizuar Bata Gjuroviq, për të cilin është thënë se ka qenë në pushim me Darko Shariqin, atëherë situate është e qartë”, deklaroi Nicoviq.

Miodrag Rakiqi, nënkryetar i partisë  DS dhe ish kryetari i Byrosë për koordinim të shërbimeve sekrete dhe sekretar i Këshillit për siguri kombëtare, gjatë bisedimeve për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar në Serbi, e ka shantazhuar kryeministrin aktual dhe kryetar i Partisë socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, për ta penguar që të mos formojë Qeveri koalicioni me partinë e Tomisllav Nikoliqit.

”Rakiqi ka kontrolluar thjeshtë gjithçka dhe duke keqpërdorur mekanizmat  e sigurimit të shtetit dhe shërbimeve  nga koha e sundimit të partisë së Tadiqit, DS-së, ka montuar storje të ndryshme. Në këtë mënyrë e ka shantazhuar edhe kryeministrin aktual që në asnjë mënyrë të mos formojë Qeveri koalicioni  me partinë e Nikoliqit. Ka përdorur mjete të ndryshme, e deri në kërcënimin që do ta arrestojnë për shkak të disa të dhënave për kontakte me persona të dyshimtë e të dyshuar”- pohon burimi i gazetës  “Kurir”.

Kuvendi i Serbisë do të formojë komision anketues  që do të hetojë se a e ka keqpërdorur nënkryetari i DS-së pozitën duke manipuluar me të dhënat që janë sekret shtetëror, për ta përmbysur pushtetin aktual.

Kuvendi i Sërbisë me propozim të mazhorancës do të formojë këtë komision anketues që do ti verifikojë përdorimin dhe shfrytëzimin e të dhënave që janë sekret shtetëror, nga ana e nënkryetarit të DS-së dhe kryetar i Birosë për koordinim të shërbimeve sekrete, Miodrag Rakiq, për të shantazhuar kundërshtarët politik.

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Sërbisë, njëherit edhe ministër i mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar konferencë për media në mesditën e nesërme lidhur me situatën aktuale politike në Serbi.(LajmeShqip.com)