Bruksel-Komisioni për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian miratoi sot në mëngjes një rezolutë për procesin e integrimit europian të Kosovës të hartuar nga eurdoeputetja Ulrike Lunaçek, raportuese në PE për Kosovën.
Anëtaret e komisionit votuan një për një të gjitha ndryshimet e paraqitura në këtë rezolutë, gjithsej 209 amendamente.
Rezoluta bën thirrje që Kosova të përfitojë nga perspektiva e liberalizimit të vizave me përmbushjen e të gjitha kushteve ndërsa përshendetet vendimi i Këshillit të BE-së i dhjetorit të vitit të kaluar për të nisur dialogun për vizat.
Në këtë rezolutë refuzohet gjithashtu çdo mundësi për ndarjen e Kosovës. Por drafti është mjaft kritik ndaj Kosovës, duke rikujtuar parregullsitë në zgjedhjet e fundit dhe mosdënimin e përgjegjësve për mashtrimet e kryera gjatë procesit elektoral.
E ndërsa rikujtohet se pavarësia e Kosovës është njohur nga 87 shtete deri më tani, në draft thuhet se do mirpritej njohja e pavarësisë së Kosovës edhe nga 5 shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian. rezoluta kërkon ndërkohë nga EULEX-i të bëjë më shumë për të kryer punën veçanërisht në pjesë të ndjeshme të Kosovës, sic është veriu.
Në tekst i bëhet thirrje qeverisë së Serbisë që të shpërbëjë strukturat paralele në territorin e Kosovës.
Sa i përket zgjidhjes së situatës në veri, Parlamenti është i mendimit se ajo duhet të gjendet përmes negociatave dhe zbatimit të Pakos së Ahtisaarit, zbatimi i së cilës, do t’u siguronte serbëve një autonomi të gjerë.
Diskutimi i parë për këtë rezolutë u zhvillua në muajin nëntor të vitit të shkuar, ndersa gjate kesa kohe u paraqiten mbi mbi 200 amendamente nga deputetët e ndryshëm.
Tuesday, 24 January 2012 10:19