Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 10:59

Tetovë – Mos votoni për partitë e vogla sepse ato janë vota që do të digjen. Votoni për partinë e cila do të rrëzojë këtë pushtet, i porositi mbrëmë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi banorët e Banicës së Poshtme të Gostivarit.

“Nevojiten investime, ndërsa me këtë edhe hapje të vendeve të reja të punës për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, për këtë votoni dhe mbështeteni platformën tonë”, tha Thaçi.

Ai konsideron se të gjitha problemet me të cilat përballen banorët e Banicës i ka në të gjitha pjesët e vendit, ku jetojnë shqiptarët. Kërkoi që të mos përkrahen projektet e pushtetit aktual, me të cilat ndërtohen kisha dhe përmendore.

“Ejani më 5 qershor t’u themi jo të gjithë atyre që i zbatojnë projektet njënacionale në vend”, bëri thirrje Thaçi.