Lajme Shqip Thursday, 28 November 2013 12:44

Tiranë- Opozita feston sot dhe Ditën e Clirimit të Shqipërisë nga pushtuesi nazifashist. Deputetë të djathtë, kryetari i Bashkisë së Tiranës e njëherazi, kryetar i PD, Lulzim Basha kanë kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në monumentin e Nënës Shqipëri me rastin e Ditës së Clirimit. E djathta shqiptare konsideron 28 Nëntorin si Festë si Festën e Pavarësisë dhe Ditës së Clirimit. Pas homazheve në nderim të të rënëve për liri do të vijohet me homazhe të memoriali i Komandantit legjendar Adem Jashari, transmeton BW. 

Pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve , Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh për mediat se: “ Ne festojmë sot ditën e Flamurit e të Pavarësisë, shprehim mirënjohjen ndaj çdo shqiptari patriot, përulemi para atyre mijëra dëshmorëve që u flijuan në shekuj për ditën e madhe të Pavarësisë,që u flijuan për bashkimin kombëtar”.

Pas homazheve dha një prononcim të shkurtër për mediat edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se “sot është ditëlindja e 101 e Shqipërisë, festa e flamurit dhe e çlirimit të vendit, është dita ku çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para qindra e mijëra vajzave e djemve që flijuan vetën për pavarësinë. Është dita në të cilët ne nderojmë Ismail Bej Vlorën, etërit e pavarësisë, që në kushtet mbinjerëzore ia dolën të shpallin pavarësinë e Shqipërisë. Le të shprehim nderimin më të madh për familjet e të rënëve, t’i urojmë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, dhe sukses të mëtejshëm në proceset e Integrimit”.