Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 19:59

Tiranë – Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së liderit socialist Edi Rama , duke u shprehur se “nuk është kanibalizëm të përfshish në proçes çdo votë, por është kanibalizëm të thuash se votat e disa qytetarëve nuk kanë vlerë”.

Zëdhënësja e fushatës elektorale, Jorida Tabaku, deklaroi më tej se “Gara në këto zgjedhje ishte shumë e ngushtë dhe rrjedhimisht lind pyetja: A duhet të numërohet çdo votë dha a duhet të dëgjohet zëri i çdo qytetari. Edi Rama që në fillim është investuar fortë që të krijojë paqartësi, mbi këtë çështje,sepse ai do të fshehë faktin se nuk donte që çdo votë të numërohej”.

Sipas Tabakut Rama nuk do që të dëgjohet zëri i çdo qytetari sepse atij nuk i pëlqejnë ato çka qytetarët kanë për të thënë. Më tej selia blu deklaroi se “pasi Rama është përpjekur që të ndalojë numërimin e çdo vote, Edi Rama po përpiqet të dëmtojë institucionet tona demokratike, në vend”.