Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 14:51

Kënga e famshme e Beatles “All they need is love” (ata kanë nevojë vetëm për dashuri) është një mesazh i vërtetë, sidomos për McCartney-n.

Sipas burimeve të revistës amerikane “US Weekly”, Sir Paul McCartney do të martohet me të dashurën e tij Nancy Shavell këtë fundjavë, në fermën e tij në Sussex të Anglisë. Pritet që ceremonia të jetë mjaft private, elegante dhe klasike. Ndërsa më vonë pritet që ata të organizojnë një festë të madhe në New York.

Sipas tabloidit anglez “Daily Mirror” ish këngëtari i Beatles 69 vjeçar, i propozoi për martesë biznesmenes nju jorkezes Shevell, 51 vjeçare, duke i drejtuar një unazë martese prej 650 mijë dollarësh.

Kjo do të jetë martesa e tretë për rrokerin legjendar. Gruaja e tij e parë, Linda, vdiq nga kanceri në moshën 56 vjeçare në 1998-ën, pas një martese 30 vjeçare, nga e cila patën tre fëmijë. Martesa e tij e dytë përfundoi në 2002 me Heather Mills, me një divorc mjaft të kushtueshëm që u finalizua në 2008. (LajmeShqip.com)