Lajme Shqip Saturday, 23 February 2013 21:26

Karriera e saj si këngëtare botërore i ka sjellë shumë përfitime. Kësisoj këngëtarja kosovare Rita Ora është duke planifikuar të shpenzoj ca para.

Portali anglez “Express.co.uk” ka shkruar se Rita po planifikon të blejë një shtëpi të re familjarëve të saj pas një viti që kur ajo u bë shumë e famshme. “Deri tash familja e saj kishte jetuar në një shtëpi të thjeshtë”, shkruan portali. Këngëtarja e hitit “R.I.P” e lindur më 1990 në Prishtinë ishte larguar nga vendi saj kur ajo ishte vetëm 1 vjeçare.

Rita kishte jetuar në një shtëpi të thjeshtë dhe kishte vetëm një dhomë gjumi të sajën. Ajo tani dëshiron diçka më të madhe. Në një intervistë për gazetën “Metro” ajo ka thënë se tashmë ka angazhuar disa agjentë. “Jam duke shikuar për një vilë për familjen.

Kjo është gjëja më e çmendur që jam gati për ta blerë. Familja gjithashtu po e pëlqen këtë dhe janë të lumtur. Nëna ime ka një lidhje të madhe me shtëpinë ku banojmë ne tai por kur do ta shoh shtëpinë e madhe nuk do të jetë një problem”, ka thënë Rita. Këngëtarja ishte në Prishtinë gjatë vitit të kaluar për ta xhiruar videospotin e këngës “Shine Ya light” dhe mbanë lidhje të shumta me familjarët dhe shoqërinë në Prishtinë.