Lajme Shqip Monday, 14 May 2012 17:05

Athinë – Nervozizmi i ka mbërthyer në pasuar bursat evropiane për shkak të pasigurisë politike në Greqi, dhe më së shumti për shkak të mospasjes së fuqisë të liderëve politik në vend që të formojnë qeveri, që shkaktoi, euroja ta arrijë nivelin më të ulët në tre muajt e fundit.

Tendencat e zvogëlimit janë regjistruar, gjithashtu edhe në bursat aziatike.

Bllokimi politik në Greqi po vazhdon, një javë pas zgjedhjeve parlamentare vendi ende është ende pa qeveri.

Brukseli dhe partnerët e fuqishëm evropian të Greqisë edhe më tej dërgojnë sinjale druajtëse se nuk do të ketë më para. (LajmeShqip.com)