Atlant – Shkencëtarët për herë të parë kanë dëshmuar fakte mbi gripin e lakuriqëve, transmetojnë mediat amerikane.
Të punësuarit në Ministrinë amerikane të Shëndetësisë deklaruan se tek disa lakuriqë guatemalas janë zbuluar fragmente gjenetike nga një virus që deri tani nuk është parë në vend tjetër.
Virusi i gripit është i zakonshëm tek njerëzit, shpendët, derrat dhe tek shumë kafshë të tjera, por për herë të parë është dokumentuar tek këto kafshë.
Shkencëtarët tani për tani nuk kanë arritur të fitojnë në kushte laboratorike dhe nuk dihet se sa shpejtë ai përhapet.
Rreziku për njerëzit, gjithashtu, nuk dihet.
Hulumtimi është kryer nga Qendra për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve në SHBA.
Tuesday, 28 February 2012 10:30