Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 09:33

Vjenë – Presidenti turk Abdulla Gjyl në një intervistë për gazetën vjenaze “Kurir” me rastin e vizitës së ardhshme në Austri vlerësoi se partneriteti i priveligjuar me Bashkimin Evropian për Turqinë “nuk është kurrfarë opcioni”.

Ai theksoi se lidhur me këtë çështje ekzistojnë dallime me qëndrimet ndërmjet Turqisë dhe Austrisë.

“Austriakët duhet t’i njoftojmë më mirë për procesin e inkuadrimit”, tha ai, duke sqaruar se Turqia vazhdimisht i pranon standardet dhe normat e BE-së.

“Ne BE-së do t’i sjellim shumë në planin ekonomik, politik dhe të sigurisë dhe kemi qasje deri te resurset natyrore”, theksoi Gjyl.

Ai përkujtoi se Turqia tashmë ka partneritet të priveligjuar dhe se ekziston union doganor me BE-në.

“Qëllimi ynë është anëtarësimi i plotëfuqishëm”, theksoi presidenti turk, duke shprehur bindje se popullata e Austrisë do të shohë se anëtarësimi i Ankarasë nuk është kurrfarë ngarkese, por mundësi.