Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 12:27

Prishtinë – Kuvendi i Republikës së Kosovës filloi sot një seancë plenare të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës: “Debat parlamentar për rastin e ri-gjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj”.

Kërkesa është paraqitur nga deputeti i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, e mbështetur nga grupi i mbi 40 deputetëve nënshkrues.

Debati po vazhdon.