Lajme Shqip Thursday, 19 April 2012 11:16

Tiranë– Parlamenti hap punimet me debate në lidhje me seancën e kaluar ku Elvis Çefa u zgjodh anëtar i KLD-së me votim elektronik dhe jo të fshehtë ashtu siç e kërkoi opozita. Kryetari i grupit parlamentar të PS-se Gramoz Ruçi deklaroi se në Kuvend janë shkelur rregullat demokratike pasi Berisha po ndjen se nuk ka më numrat për të mbajtur pushtetin.  Patozi: Skeni këllqe të rrëzoni qeverine.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, i cili u ndal në votimin elektronik të Elvis Çefës si anëtar për KLD. Ruçi e quajti jo të fshehtë votimin me elektronik. “Të enjten që shkoi ne erdhëm të testonim kapacitetin demokratik të asaj që kishte mbetur, të përmbushnim detyrimin tonë kushtetues

“Votimi elektronik nuk është i fshehtë. Ajo ç’ka u tentua të aplikohej të enjten nuk duhej lejuar, sepse është abuzive. Nuk do të ketë rast të dytë. Ne do të ndalim. Pushteti i Sali Berishës ka vdekur demokratikisht, politikisht. Ka vdekur dhe numerikisht kur votat që ka nuk i garantojnë fuqinë e pushtetit dhe për ti pasur dhunon secilin prej jush”- nenvizoi Ruci. Në replikë kryetari i grupit PD-së Astrit Patozi tha “Për të rrëzuar qeverinë duhen këllqe dhe opozita nuk i ka. Të provojë mocionin e mosbesimit”

Do të diskutohet sot dhe të hedhë në votim aktin normativ për shtyrjen e afatit për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor. Seanca pritet të përfshihet në debate edhe lidhur me bllokimin e ndërtimit të linjës së interkonieksionit Shqipëri-Kosovë, 400 kv, si dhe emërimin e zv/kryetarit të KLD-së, dy tema të cilat janë debatuar ashpër me akuza të ndërsjellta mes opozitës dhe mazhorancës. Do diskutohet dhe projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2011”.

Për aktin normativ nr. 1, datë 30.03.2012 “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.418, datë 21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor” të ndryshuar” do të relatojë deputeti Luan Skuqi, si dhe në emër të Komisionit për Ekonominë dhe Financat do të shprehet Igli Cara. Gjithashtu qëndrimin për këtë pr/ligj do të japë edhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Shtyrja është paralajmëruar nga kreu i qeverisë dhe synon faljen për banesat apo rivlerësimin e truallit për familjarët . Nga falja do të përjashtohen bizneset. Pritet që seanca të përfshihet në debate edhe lidhur me projektligjin e akcizave. (SH.C)