Tiranë (PLOTESUAR 13 mars, 12:45) Studio austriake Coophimelbau , u përzgjodh si studio fituese për kompleksin e ri Parlamentar. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli theksoi sot gjatë mbledhjes së Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar se “Parlamenti i ri do të jetë një monument i demokracisë. Ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë”.
Në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë”, ka theksuar Topalli.
Pas konsultimeve, rreth një muaj me publikun dhe votimit të publikut në websitin e Kuvendit të Shqipërisë, juria e kryesuar nga personaliteti i përmasave botërore, Hans Ibelings përzgjodhi 3 projektet fituese. Ndërkohë që sot u vendos nga Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar se fitues është projekti i studios arkitekturore austriake.
****************************
Tiranë – Sot pritet të mblidhet Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar. Lajmi njoftohet në faqen zyrtare të Kuvendit. 
Siç është bërë e ditur për publikun e gjerë, në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, prej të cilavë janë ndër më prestigjiozet në botë.
Pas konsultimeve, rreth një muaj me publikun dhe votimit të publikut në ëebsitin e Kuvendit të Shqipërisë, juria e kryesuar nga personaliteti i përmasave botërore, Hans Ibelings përzgjodhi 3 projektet fituese.
Bazuar në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, sot dt, 13.03.2012, ora 10:00 do të mblidhet Komiteti Shtetëror për të shpallur projektin.
Tuesday, 13 March 2012 08:49