Athinë- Parlamenti grek e miratoi propozim-ligjin për këmbim të obligacioneve në pronësi të investuesve privatë me qëllim që të zvogëlohet borxhi i madh i vendit.
Zëdhënësi i Parlamentit Anastasios Kurakis deklaroi se propozim-ligji është miratuar automatikisht, pa votim, pasi dy partitë PASOK dhe Demokracia e Re, të cilët e përkrahin Qeverinë e koalicionit, kanë shumicë në dhomën ligjvënëse.
Me këtë ligj shlyhen 107 miliardë euro nga gjithsej 350 miliardë euro nga borxhi i përgjithshëm grek.
Ministrat e financiave nga eurozona të martën kanë arritur marrëveshje për pakon e re të shpëtimit për Greqinë, me vlerë 130 miliardë euro.
Thursday, 23 February 2012 18:29