Zagreb – Deputetët e Parlamentit Evropian me shumicë votash pranuan rezolutën për Marrëveshjen për inkuadrimin e Kroacisë drejt Bashkimit Evropian dhe projekt rezolutës për aplikimin e Kroacisë për anëtarësim.
Për pranimin e rezolutës votuan 564 deputetë të PE-së, 38 ishin kundër, ndërsa 32 deputetë u përmbajtën nga votimi, transmetuan mediat elektronike kroate.
Pasi PE e pranoi Marrëveshjen inkuadruese të Kroacisë dhe BE-së, Këshilli i BE-së në takimin më 5 dhjetor duhet ta konfirmojë hyrjen e Kroacisë në BE.
Katër ditë më vonë, më 9 dhjetor, është parashikuar nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa në samitin e Këshillit Evropian i cili fillon atë ditë, Kroacia do të fitojë statusin e vëzhguesit.
Në Bruksel, me këtë rast, ndodhet një delegacion i Kuvendit kroat, me kryetarin Luka Bebiq në krye të tij.
Sipas radhitjes së përcaktuar, Kroacia duhet të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së më 1 korrik të vitit 2013.
Thursday, 01 December 2011 20:30