Milano – Pagat e deputetëve italianë janë më të larta në BE, publikoi e përditshmja ‘Corriere Della Sera’ duke iu referuar një raporti të ekspertëve italianë.
Dokumenti është vepër e grupit të punës i kryesuar nga shefi i Institutit Statistikor Italian Enriso Xhovanini, i cili kishte për detyrë të analizojë se si eventualisht mund të ulen pagat e parlamentarët.
Në raportin thuhet se një deputet italian çdo muaj merr mbi 16 mijë euro bruto pagë.
Parlamentarët francezë kanë në muaj 13 mijë euro, parlamentarët gjermanë 12.600 euro, ata holandezë pak mbi 10 mijë euro, belgë 9.200 euro, austriakë 8.650 euro, ndërsa në Spanjë 4.360 euro.
Konkluzioni nxorri se parlamentarët italianë e kanë 60 përqind pagën më të lartë nga kolegët e tyre evropianë. Sipas komisionit, deri në fund të marsit pason ende punë që të vendoset se si mund të realizohet qëllimi i ministrit paraprak Xhulio Tremonti për barazim të pagave në nivel mujor me deputetët nga Evropa.
Tuesday, 03 January 2012 19:00