Tiranë – “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të nxisim më shumë transparencën dhe llogaridhënien për interesin publik”, tha sot, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, pas një takimi me një grup gazetarësh dhe përfaqësuesish të medias shqiptare.
Në një prononcim për mediat pasi u njoh me shqetësimet e përfaqësuesve të medias, ambasadori Arvizu vlerësoi rolin kritik që media shqiptare luan për të promovuar një transparencë më të madhe dhe më shumë llogaridhënie.
“Ne folëm edhe për legjislacionin për imunitetet, referendumin për mbetjet e ngurta, por emëruesi dhe tema e përbashkët ishte interesi publik dhe roli kritik që media shqiptare luan për të promovuar një transparencë më të madhe dhe më shumë llogaridhënie. Unë jam zotuar që ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, që të mbështesim përpjekjet e tyre si gazetarë, që të nxisim më shumë transparencën dhe llogaridhënien për interesin publik”, tha Arvizu. (LajmeShqip.Com)
Tuesday, 17 July 2012 16:31