Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 22:33

Paris – Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka thënë sot se lideri i Libisë, Muamer Gadafi, duhet të largohet nga pushteti.

Duke folur në një konferencë me gazetarë në samitin e G8-ës në Francë, Medvedev ka thënë se “sa më shpejt që përfundojnë operacionet ushtarake, më mirë do të jetë për ata që jetojnë në Libi”, duke nënkuptuar që nëse Gadafi largohet nga shteti, kjo do të krijonte mundësinë për ndalimin e dhunës.

Medvedev, gjithashtu ka thënë s’e ai do ta dërgojë Mikael Margelov, përfaqësuesin special rus për Afrikën, në Bengazi, që të takohet me forcat rebele.

Rusia është ofruar si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftimeve në Libi.