Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 12:13

Paris – Agjencia ndërkombëtare për rejting “Fiç” e uli për tre shkallë rejtingun kreditor të Qipros për shkak të letrave greke me vlerë, të cilat i posedojnë bankat nga shteti ishullor dhe nuk e largon mundësinë nga reduktimi i mëtejshëm i çmimeve.

Rejtingu i Qipros është ulur deri në shkallën “A”. Vlerësimi i agjencisë është shoqëruar me prospektivë negative, që do të thotë se rejtingu i Qipros mund të ulet.

“Rejtingu i ulur i Qipros e pasqyron karakterin serioz të krizës në Greqinë fqinje dhe e tregon rrezikun nga kjo situatë për sistemet bankare qipriote dhe për gjendjen financiare të vendit”, tha Kris Prajs nga “Fiç”.

Bankat qipriote posedojnë letra greke me vlerë në vlerë prej 14 miliard euro dhe fletëobligacione bankare, në shumë prej pesë miliard eurove.