Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 09:38

Paris – Në Bordo do të ndërtohet Qendër kulturore për verë dhe turizëm, e cila ka për qëllim që ky qytet francez i njohur për prodhimin e verës, të shndërrrohet në një seli të rëndësishme evropiane tregtare dhe kulturore.

Ndërtimi i Qendrës që parashikohet të kushtojë 55 milionë euro, i është besuar grupacionit parisien “Iks 2” dhe agjencisë londineze për disajn “Kejsëln Men”.

Ndërtesa, e cila do të jetë në formën e spirales që formohet gjatë derdhjes së verës në gotë, do të jetë gati në vitin 2014.

Qendra e verës dhe kulturës ndodhet në bregun e lumit Garon dhe do të ketë një sipërfaqe prej 100 metra katrorë, një bazament trekatësh dhe një kupolë me lartësi prej 45 metrash. Objekti do të jetë i ndërtuar me dru dhe me xham dyshtresor.

Pritet që Qendra në vit, të vizitohet prej rreth 400. 000 persona dhe prej saj të sigurohen të ardhura prej rreth 40 milionë eurosh.