Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 10:18

Paris – Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, iu ankua presidentit amerikan Barak Obama, në margjinat e takimit të Grupit të tetë vendeve me industri më të zhvilluar në botë (G-8), në qytetin francez Dovil, duke theksuar se “Italia gjendet nën diktaturën e gjykatësve majtistë”.

Kundër kryeministrit italian, paralelisht zhvillohen katër vepra gjyqësore, nga të cilat tre janë për keqpërdorim ose korrupsion, ndërsa njëra e njohur me emrin “Rubigejt” është nën akuzë se ka shfrytëzuar shërbime të një prostitute marokene minorene, si dhe se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Prezantuam reformë gjyqësore, e cila është fundamentale për ne. Në Itali kemi diktaturë të konsiderueshme të forcave majtiste”, i deklaroi Berluskoni Barak Obamës gjatë kohës së pauzës së takimit të G-8-shit.

Presidenti amerikan e dëgjoi komentin e Berluskonit, por nuk u përgjigj.