Modelet në përgjithësi kanë probleme për të qëndruar mbi takat e tyre super të larta, por kjo paradë ka shqetësuar me probleme të tjera, atë shkrirjes së veshjes.

Prezantuesja franceze Karine Ferri zbuloi për publikun pak më shumë nga ç’kishte menduar, gjatë hapjes së spektaklit “Salloni i Çokollatës” në Paris.

29 vjeçarja, e cila e nisi karrierën e saj si modele përpara se të kthehej në finalisten e versionit francez të programit “The Bachelor” dhe pastaj të kthehej në një prezantuese, nuk u tregua asnjëherë aq profesioniste se sa kur fundi i saj prej çokollate filloi të binte copa-copa.

Karine Ferri në fillim u përpoq që ta ndalte shkatërrimin e veshjes së saj, por ishte pamundur. Për mos t’u zbuluar më shumë se aq, ajo filloi të mbante me dorë pjesën e fundit të veshjes së çokollatës që i mbulonin pjesët intime.
Megjithatë, kjo paradë vazhdoi pa probleme të tjera dhe shënoi përvjetorin e 17-ë të mbajtur në Paris. (LajmeShqip.com)
Monday, 24 October 2011 16:59 