Lajme Shqip Saturday, 05 May 2012 08:10

Athinë – Autoritetet e Greqisë sot njoftuan se janë arrestuar 16 prostitute, të dyshuara se janë përpjekur të shkaktojnë dëmtime serioze te klientët, gjatë ndërhyrjes me publicitet të lartë, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. 

Trembëdhjetë prostitute ishin nga Greqia, dy nga Bullgaria dhe një nga Rusia.

Vala e kontrollit të shtëpive publike në Greqi, kishte filluar në muajin prill të vitit të kaluar, pasi një prostitute 22 vjeçare, që është në mesin e femrave të arrestuara, ishte zbuluar se e kishte virusin AIDS pozitiv.

Prostitucioni në Greqi është legal, derisa ai zhvillohet në vendet e liçencuara, që nënkupton se ato operojnë me regjim të ashpër të kontrollit shëndetësor.

Por, viteve të fundit numri i prostituteve është rritur , pasi vala e femrave të reja, shpeshherë nën ndikimin e drogës, janë kontrabanduar ilegalisht në Greqi nga vendet fqinje të Ballkanit dhe Evropa e Lindore, raporton agjencia AFP nga Athina.

Ministri i shëndetësisë, Andreas Loverdos, i ka kritikuar ashpër klientët që kanë refuzuar seks të mbrojtur në shtëpitë publike greke dhe ka premtuar se goditja nuk ishte për qëllime të publicitetit, por do të vazhdoj edhe pas zgjedhjeve parlamentare, që mbahen të dielën. (LajmeShqip.com)