Lajme Shqip Friday, 02 October 2015 12:00

Rusia ka filluar sulmet ajrore kundër terroristëve në Siri, duke i dalë në ndihmë diktatorit Bashar Al Asad.

Baza ajrore ruse është vendosur në Latakia, nga ku avionët rusë nisen për bombardim të caqeve.

Televizionit Russia Today i është lejuar qasja në këtë bazë ajrore, nga ku për herë të parë dalin pamje të avionëve rusë në Siri, transmeton lajmi.net.

Perëndimi ka akuzuar Rusinë se po sulmon civilë, gjë të cilën Moska zyrtare e ka mohuar kategorikisht.