Kili – Ai është një artist i ri modern që bën vizatime 3D të mrekullueshme mbi fletën e një fletoreje të thjeshtë vizatimi, vetëm me ndihmën e një lapsi.
Në moshën 20 vjeçare Fredo po magjeps shumë shpejtë botën me veprat e tij të artit prej skicash grafike. Fredo, emri i vërtetë i të cilit është Wladimir Inostroza, mësoi këtë teknikë befasuese në mënyrë krejtësisht të rastësishme.
Teksa vizatonte një flutur mbi shtratin e tij, ai vuri re se kishte rrëshkitur së pikturuari jashtë fletës. Duke e parë në një këndvështrim të dytë vuri re se flutura shfaqej sikur fluturonte. Krejtësisht rastësish ai mësoi se kishte përdorur teknikën e artistit anglez për skica 3D, Julian Beever-it.
Duke i shtuar skicave të tij efektin e dritëhijes, ai nuk u zmbraps më asnjëherë.
Me qindra fansa të tij në FaceBook dhe Blog, dhe faqe të panumërta dedikuar punës së tij, tashmë Fredo është i vendosur që artin e tij ta zgjerojë duke e ekspozuar edhe në një studio në Santiago e më gjërë. (LajmeShqip.com)









Wednesday, 05 October 2011 09:00