Arabi Saudite – Pamje mbresëlënëse e një tornadoje në shkretëtirë.
Fotografi amator Tariq Almutlaq, 45 vjeç, kishte shkuar për një piknik në shkretëtirën e Arabisë Saudite me familjen e tij, kur këto pamje filluan të shfaqeshin në qiell.
Ky është momenti kur një tornado ka përshkuar shkretëtirën. Pamjet tregojnë se si era me rërën rrotullohen nën sfondin e mrekullueshëm të perëndimit të diellit.
Por frika e atyre që po shikonin këtë ‘tornado’ mbi shkretëtirën e Arabisë Saudite, u venit kur u kuptua se kjo super stuhi, në fakt, ishte vetëm gjurma e avujve të lëshuar nga një aeroplan.
Këto fotografi të shkrepura gjatë ndjesisë së frikës që e kishin pushtuar fotografin, u shndërruan në foto të mrekullueshme në mbarë mediat prestigjioze botërore. (LajmeShqip.com)
Sunday, 09 October 2011 13:00 

