Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 20:50

“Misioni Cassini” ka sjellë imazhe më të fundit të hënës së Saturnit, Dione.

Ky është viti i 11-të i këtij misioni, në vëzhgim të planetit të Saturnit, kurse imazhet janë bërë nga një largësi prej 500 km, raporton BBC. “Cassini” më së afërmi që i është ofruar hënës, Dione ishte në vitin 2011, kur kishin arritur në 100 kilometra mbi hënën.

Dioni ka një diametër prej 1.122 kilometra, e cila është hëna e katërt më e madhe nga 62 të tilla që ka Saturni, transmeton Koha.net. Ajo ka një pamje të jashtme të akullt dhe përbërje shkëmbore.

Duke iu referuar largimit nga ky mision, Dr. Porco, ka thënë: “Konsideroni këtë si fillimi i një lamtumire të gjatë”.

Në vitin 2017 anija kozmike do të shkatërrohet pasi do të hyjë në atmosferën e Saturnit. Në vitin e ardhshëm Cassini do të fillojë një seri manovrash që të kalojë mbi unazat e Saturnit.

Kur Cassini të afrohet drejt Saturnit, ajo do të hasë në temperatura shumë të nxehta, që do të shkatërrohet nga presioni i lartë dhe nga temperatura. Asnjë mision tjetër nuk është duke u përgatitur për ta ri-vizituar sistemin e Saturnit.