Sean “Diddy” Combs, i njohur si Puff Daddy kryeson listën e reperëve më të pasur sipas Forbes. Diddy ka një pasuri prej 580 milion dollarësh deri sot. Megjithëse ka kohë që ai nuk ka ardhur me ndonjë album të ri, ai nuk ka pushuar punën në muzikë.
Mirëpo duket se pasuria e tij nuk vjen vetëm nga muzika, pasiqë ish i dashuri i Jennifer Lopez, ka edhe një markë rrobash që duket se ia mbushin atij llogarinë bankare shumë.
Në vendin e dytë, në këtë listë është padyshim, Jay Z me 475 milion dollar ndërkaq vendi i tretë i takon Dr.Dre-së me 350 milion dollar pasuri.
Kjo është lista e pesë artistëve të hip-hopit më të pasur në botë sipas Forbes.
1. Sean “Diddy” Combs —580 milion dollar
2. Shaën “Jay-Z” Carter — 475 milion
3. Andre “Dr. Dre” Young — 350 million
4. Bryan “Birdman” Williams — 150 million
5. Curtis “50 Cent” Jackson — 125 million
Thursday, 28 March 2013 15:00