Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 20:28

Oslo – Një ushtar norvegjez nga kontingjenti në Afganistan rastësisht ka vrarë një civil dhe ka lënduar një tjetër në provincën veriore Fariab.

Ushtari, rastësisht ka gjuajtur me minahedhës dore mbi një postbllok të policisë afgane, me ç’rast nga granata ka humbur jetën një civil, ndërsa tjetri është lënduar.

Policia ushtarake norvegjeze po kryen hetim për incidentin bashkë me autoritetet afgane.