Lajme Shqip Thursday, 12 January 2012 20:30

Moskë – Vëzhguesit e OSBE-së sot treguan parregullsi serioze gjatë zgjedhjeve parlamentare në Rusi, të cilat u mbajtën më 4 dhjetor, duke theksuar se ekzistojnë shenja për manipulime të dukshme, prishje të procedurës zgjedhore dhe vendosje të fletëvotime në kutitë votuese.

Nëraportin përfundimtar, OSBE-ja thekson se zgjedhjet parlamentare në Rusi janë mbajtur në interes të partisë qeveritare dhe se kualiteti i procesit teknik mirë të organizuar është prishur gjatë numërimit të votave me dëme procedurale dhe manipulime të dukshme.

OSBE-ja thekson se hedhja e regjistrimit të partive të caktuara politike, si dhe kufizimi i

pranisë së mediave, kanë penguar krijimin e kushteve për zgjedhje të ndershme.

Vëzhguesit e OSBE-së theksojnë se ekzistojnë “shenja serioze vendosjen e fletëvotimeve në kutitë e votimit” pas përfundimit të votimit se protokollet përfundimtare nuk ishin në dispozicion të mbikëqyrjes publike.

Komisioni qendror zgjedhor rus dje dërgoi thirrje zyrtare deri te vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 4 mars, në të cilat duhet të jenë të pranishëm 200 nëpunës, prej të cilëve 40 mund të jenë nga përbërja e misionit afatgjatë të OSBE-së.