Ka qënë vetë aktori që karrëfyer për një incident të pësuar para 13 vitesh, kur ai ishte 21 vjeç. Për shkak të thyerjes së rruazave ai ka qënë i paralizuar, por fatmirësisht jo me pasoja fatale!
Pas një regjimi te rreptë gjatë rehabilitimit, atij për rastësi i erdhi propozimi për rolin e Legolas, i cili gozhdoi emrin e tij ndër yjet e Hollivudit.
Ngjarja ka ndodhur kur Orlando sëbashku me disa miq kanë dashur të arrijnë katin e tretë të një shtëpie duke u kacavjerrë. Por fatkeqësisht vëndi ku Orlando po mbahej u shemb dhe ai ra për tokë me shpinë. Pas kësaj ngjarje atij i është dashur të qëndrojë në shtrat për 4 ditë pa lëvizur dhe të vijonte me fizioterapi për një vit të tërë.
Sot ai vazhdon të tregojë mjaft kujdes për shpinën e tij duke bërë vazhdimisht ushtrime për të. “Jam mirënjohës që shpëtova paq nga një incident që mund të kishte qënë fatal për mua. Stërvitem vazhdimisht dhe tregohem mjaft i kujdesshëm ndaj saj. Megjithëse mbas ancidentit nuk jam privuar nga sgjë, shtylla ime kurrizore është si një zile që më tringëllon shpesh në vesh.”
Orlando, aktori i filmit “Piratët e Karaibeve” me rolin e Will Turner, është i martuar me modelen e famshme të Victoria’s Secret, Miranda Kerr dhe është babai i vogëlushit Flynn. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 September 2011 13:03 