Oprah Winfrey, multi-bilioneria e ekranit televiziv, ishte një ndër emrat e ftuar për të marrë pjesë në organizimin memorial dedikuar shoqatës së Martin Luther King “Dream Team”.
Gjatë viteve të karrierës ka qenë pikërisht ajo që në kanalet televizive të kabllorit të saj, i ka dedikuar edh program predikuesit të madh të të drejtave të njeriut, Martin Luther King.
Sipas burimeve të New York Daily News, zonja Winfrey është kontaktuar dy herë për të dhënë kontributin e saj për këtë eveniment, dhe të dyja rastet nuk kanë pasur përgjigje pozitive. Në fillim asaj i është kërkuar të dhurojë 1 milion dollarë, por ajo si përgjigje nuk ka kthyer asnjë qindarkë. Herën e dytë i është kërkuar të dhurojë 500 mijë dollarë, por edhe kësaj radhe përgjigja ka qenë e njëjtë.
Përpara tre vitesh, në 2008-ën, Winfrey përgatiti një dokumentar për spektaklin e saj, një dedikim kushtuar punës së Martin Luther King duke thënë: “Asgjë që ka ndodhur në jetën time pas moshës 16 vjeçare, nuk do të kishte qenë e mundur po të mos ishte ‘ai’. Mbase do isha duke punuar në ndonjë radio dhe jo në televizion. Unë, thjesht, nuk do të kisha pasur jetën që kam sot, pa predikimet e Martin Luther King.”
Në listën e publikuar të mbështetësve financiar të kësaj shoqate, kanë qenë edhe mjaft emra të njohur, shumica e të cilëve nuk e kanë ngritur asnjëherë zërin për të drejtat e njeriut, ashtu si Oprah bëri duke mbështetur predikimet e Kingut.
Muhammad Ali, vajza e tij Laila Ali, Whoopi Goldberg, Harrison Ford, George Foreman, Morgan Freeman, Carlos Santana, Samuel L. Jackson, Martin Sheen, Al Roker, Lionel Ritchie,Patti La Belle Dustin Hoffman dhe Chris Brown kanë qenë të gjithë në listën e donatorëve të fondacionit “Dream Team” të Martin Luther King. (LajmeShqip.com)
Sunday, 23 October 2011 10:27