Treshja politike opozitare serish ka kërcënuar për bllokim të seancës plenare të Kuvendit, e cila është thirrur për ditën e enjte nëse kryeministri Isa Mustafa nuk tërheq marrëveshjet për Asociacionin e Komunave serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Rebelimi i tri partive opozitare, VV-së, AAK-së dhe Nismës ka shkuar deri në atë pikë saqë janë zotohen se nuk do të lejojnë funksionim normal të Legjislativit. Glauk Konjufca i Vetëvendosjes në një konferencë me gazetarë tha se edhe të enjten do ta bllokojnë serish punën e Kuvendit, pro që nuk dha detaje se cilat do të jenë format e bllokadës, përcjellë zeri.info
Ai madje tha se situata do të përshkallëzohet edhe tej dhe për këtë sipas tij, përgjegjësia mbi kryeministrin Mustafa. Sheshet dhe rrugët deklaroi ai do të mbushën me qytetarët përmes protestave gjithëpopullore për t’i kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin Zi.
Tuesday, 13 October 2015 15:07