Lajme Shqip Thursday, 01 October 2015 11:20

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se edhe pas pauzës 30 minutëshe të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, opozita do të vazhdojë me bllokimin e punimeve të Kuvendit.

Ai ka bërë të ditur se opozita ka refuzuar ftesën e kryetarit Veseli për mbledhje të Kryesisë së Kuvendit. Kjo sipas tij, shkaku se qëllimi i asaj mbledhje është që të bindet opozita të lejojë vazhdimin e seancës.

“Qëllimi ynë është bllokimi i punimeve të Kuvendit, pasi që pa tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, nuk ka kuptim të vazhdonet tutje”, ka thënë Konjufca.