Lajme Shqip Monday, 05 October 2015 11:07

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë Haxhi Shala, nuk është paraqitur sot në mbledhjen e këtij komisioni.

Kjo, pasi që opozita do të bojkotojë çdo mbledhje të Komisionit.

Haxhi Shala, i cili është deputet i Nismës për Kosovën, është zëvendësuar nga deputetja Duda Balje.

Në këtë komision nuk është paraqitur sot as nënkryetari Rrustem Berisha, nga radhët e AAK-së dhe as Aida Dërguti e Vetëvendosjes./KosovaPress