Londër – Komandanti i forcave ushtarako ajrore të Mbretërisë britanike (RAF) Stiven Dalton deklaroi se planifikohet që operacionet ushtarake në Libi në të cilat do të inkuadrohen aeroplanët britanik do të zgjasin “të paktën gjashtë muaj”.
.
Aeroplanët e RAF janë inkuadruar në bombardimin e pozicioneve të Armatës britanike, si dhe mbajtjen e zonës të ndaluar për fluturime.
Forin Ofis britanik, megjithatë konfirmoi se bombardimet që janë kryer deri tani nuk do të shkaktojnë luftë “me pozitën” mes Armatës libiane dhe forcave kryengritëse. Ministri i Punëve të Jashtme Viliam Hjeg insistoi se situatë e këtillë është shkyçur, sepse, sipas tij, regjimit i Gadafit është “plotësisht i izoluar dhe nuk mund të shesë naftë”.
Raportuesit nga linja luftarake e mediave në Londër, megjithatë, konfirmojnë se situata në terren tani për tani nuk i jep përparësi asnjërës palë, sepse kryengritësit do të mund të bëjnë përparim më të madh vetëm nëse marrin armë më shumë dhe më cilësore, si dhe nëse kanë ndihmën e forcave ushtarako ajrore të aleateve.
Deklarata e komandant të RAF-it britanik Dalton vijon pas vendimit të Qeverisë në Londër që ta shkurtojë rreptë buxhetin ushtarak dhe të largohet nga aeroplanët “Harier” dhe fluturaket spiune “Nimrod”, si dhe ta shes transportuesin e vetëm të aeroplanëve “Ark Rajl” që ta zvogëlojë deficitin buxhetor në vend.
Shumë komandant ushtarak dhe ekspertët paralajmëruan se shkurtimi i këtillë i buxhetit dhe “veprimi i RAF” do ta sjell në pyetje pjesëmarrjen e britanikëve në Afganistan , e jo vetëm në Libi.
Monday, 04 April 2011 11:37