Prishtinë (PLOTËSUAR, 16:45) – Derisa seanca është duke vazhduar, burim i Portalit LajmeShqip.com thotë se ndaj Ilir Tolaj është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë, ndërsa ndaj tre zyrtarëve tjerë të Ministrisë, Hajrullah Faza, Zenel Kuçi dhe Bekim Fusha janë aktuar masa të arrestit shtëpiak. Seanca ka përfunduar.
Portali LajmeShqip.com do ta publikon së shpejti dosjen e plotë të aktakuzës.
******************
Prishtinë-Është arrestuar sot pas një operacioni të EULEX-it, Ilir Tolaj sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Bashkë me të janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë të dyshuar për korrupsion Hajrullah Faza, Zenel Kuçi dhe Bekim Fusha. Operacioni u krye me urdhër të një gjyqtari të procedurës paraprake të EULEX-it. Hetimet po udhëhiqen nga një prokuror ndërkombëtar
Zenel Kuçi është udhëheqës i Zyrës së Prokurimit ndërsa Hajrullah Faza e Bekim Fusha udhëheqës të Njësisë Farmaceutike në MSH”.
Ndërkaq prokurori i EULEX-it nga Zyra Speciale e Hetimeve e Kosovës, ka deklaruar se do të kërkojë ndalimin e tyre apo shqiptimin e masave tjera që do të ndalojnë kthimin e Tolajn dhe të tjerëve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë deri në përfundim të hetimeve.
Aksioni i EULEX nisi sot në mëngjes ku në shënjestër ka qënë pikërisht zyra e Sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë. (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 16:05