Ai është një nga djemtë më të famshëm në botë. Ai është një nga pesë anëtarët e famshëm të grupit One Direction. Mirëpo raportohet se Harry Styles shumë shpejt mund të lë grupin pasiqë ka kohë që po merret me inçizimin e këngëve solo.
The Sunday Mirror, ka raportuar se 19 vjeçari, ka kohë që po shkruan tekste për këngët e tij por edhe ka inçizuar disa prej tyre.
Nuk dihet nëse ky do të jetë shkaku i ndarjes së një prej grupeve më të famshme momentalisht në botë, sidomos për adoleshentët, mirëpo nnjë shok i ngushtë i Harryt, ka thënë se ai “mezi pret që t’ia tregojë publikut punën e tij të vetme”.
Sunday, 31 March 2013 10:37