Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 20:35

Ajo është Olta Boka, këngëtarja shqiptare që e nisi karrierën e saj muzikore me një trofe të marrë në festivalin e RTSH në vitin 2007, ka festuar javën e kaluar ditëlindjen e saj të 20-të.

Në këtë përvjetor ajo ka patur shumë të ftuar, të cilët i kalonin 90 veta. Në rrethin e madh shoqëror të saj ishin të ftuar edhe yjet e muzikës shqiptare, si Juliana Pasha, Kejsi Tola, Tergita Gusta, Klajdi Musabelliu etj.. Përveç këngëve të sjella nga vetë D.J., të gjithë këngëtarët e ftuar në ditëlindjen e saj e kanë përshëndetur duke i kënduar nga një këngë.

Olta Boka ka qënë finaliste në spektaklin “Ethet e së Premtes” në vitin 2007 dhe mbas fitimit të çmimit të parë në festivalin e këngës të RTVSH, ajo ka marrë pjesë edhe në “Eurovizion 2008”. (LajmeShqip.com)