Lajme Shqip Tuesday, 20 March 2012 12:42

Elbasan- Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe ai i Mbrojtjes, Arben Imami, inspektuan sot punimet në tunelin e Qafë Krrabës, pjesë e aksit Tiranë- Elbasan.     

Ministri Olldashi, duke e cilësuar rrugën Tiranë- Elbasan si më të rëndësishmen, pas Rrugës së Kombit, tha se  “kanë përfunduar 66% e volumit të punimeve të përgjithshme, ndërsa punimet në tunel pritet të përfundojnë në muajin maj të këtij viti”.

Sipas tij, rruga Tiranë-Elbasan do të përfundojë në pranverën e vitit 2013.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, u shpreh se “në të gjithë vendin do të ketë modernizim të infrastrukturës rrugore”.

Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton mesatarisht 40 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan. Investimi më i rëndësishëm i rrugës është tuneli i Krrabës, me një gjatësi prej rreth 2.4 km.     

Autostrada e gjatë prej 26.9 km është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit.