Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara është raportuar se Gaza mund të jetë ‘e pabanueshme’ deri në vitin 2020, nëse tendencat aktuale ekonomike vazhdojnë në të njejtën formë.
Raporti i lëshuar të marten nga Konferenca për Tregti dhe Zhvillim në OKB, ka theksuar për tetë vitet e bllokadës ekonomike të Gazës, si dhe të tre luftërave mes Izraelit dhe Palestinës, në gjashtë vitet e fundit
Vetëm në vitin e kaluar, lufta ka zhvendosur gjysmë milioni njerëz dhe ka lënë një pjesë të madhe të Gazës të shkatërruar.
“Në mënyrë efektive, lufta ka shkatërruar klasën e mesme dhe ka dërguar një pjesë të madhe të popullatës në mjerim ose në varësi të ndihmave humanitare ndërkombëtare,” thuhet në raport
Në vitin e kaluar GDP-ja e Gazës ka rënë për 15%, dhe papunësia ka arritur një record prej 44%, ndërsa 72% e familjeve janë të pasigurtë nëse mund të sigurojnë ushqim.
Izraeli dhe Egjipti kanë mbajtur në bllokadë Gazën, që nga viti 2007 kur grupi islamik militant Hamas e morri nën kontroll territorin.
Wednesday, 02 September 2015 11:53