Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 21:00

Ohër – Lidhur me termin “kompromis i denjë” për kontestin rreth emrit që figuron në Manifestin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, gjegjësishtë ndryshimi i kualifikimit “kompromis i mençur” që është theksuar në programin zgjedhor të partisë qeveritare para zgjedhjeve në vitin 2008, ministri i Punëve të Jashtme dhe bartës i listës së koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” për njësinë e pestë zgjedhore, Antonio Milloshoski, sot, në Ohër shpjegoi s’e kryesisht bëhet fjalë për dallim leksik, e jo për dallim esencial.

“Pavarësisht s’e cili formulim ose definicion do të përdoret, s’e në bisedimet Maqedoni-Greqi, në tentimin që të tejkalohet ky kontest përafërsisht absurd që, Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, ne nuk guxojmë dhe nuk do të lejojmë të shmanget vullneti popullor i qytetarëve të Maqedonisë, sepse çështja nuk është vetëm teknike ose politike, por edhe çështje e cila e prek dinjitetin kombëtar të një populli, të një shteti. Këtu qëndron përgjigjja e pyetjes s’e çka do të thotë kompromis i denjë: të ruhet dinjiteti i popullit të Maqedonisë, gjuhës maqedonase, shtetit të Maqedonisë. Neve, si anëtare e KB-së dhe kandidat për anëtarësim në BE, të mos dorëzohemi çdoherë dhe me çdo çmim të presioneve, që të kemi imponim njëpalësh të ndonjë zgjidhjeve arbitrate”, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Milloshoski.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE-ja angazhohet që kontesti bilateral të tejkalohet, prej atje që zgjidhja e tij do të jetë në dobi edhe të Maqedonisë, Greqisë dhe Rajonit, por theksoi se për çdo rast partia do të qëndrojë në qëndrimin që e promovoi në programet në vitin 2006, 2008, si dhe në këtë vit 2011.

“Për dallim nga LSDM-ja, kemi pozicion stabil, të fuqishëm, të qartë dhe të publikuar pas të cilës qëndrojmë si parti politike”, shtoi Milloshoski.