Gjenevë – Organizata Botërore e Shëndetësisë kumtoi se njerëzit të cilat infektohen nga esherihija koli hemoragjik, nuk duhet të marrin antibiotikë. OBSH përmend se nuk janë efikase as barnat kundër dijaresë.
Epidemiologu nga ajo organizatë Andrea Elis deklaroi se pacienti duhet të paraqitet për ndihmë mjekësore nëse ka simptome nga sëmundja dhe mjekët mund shkruajnë antibiotik apo barna kundër dijaresë në varësi nga rasti.
OBSH nuk ka rol aktiv në luftën kundër epidemisë të sëmundjes nga e cila deri tani u sëmurën 17.000 njerëz, kryesisht në Gjermani.
Bakteria është, formë e re e eshehirija kolit e cila deri tani nuk është regjistruar. Kjo formë ka karakteristika për shkak të cilave është më i hapur dhe shumë më toksik nga qindra lloje të esheherija kolit të cilat njerëzit në mënyrë natyrore i kanë në organizëm.
Deri tani kjo bakterie (EHEC) dhe forma të rënda të shoqëruara me sindromën uremi-hemolitik (HUS) i infektuan për mbi 1.700 njerëz, ndërsa vdiqën 18, prej të cilëve 17 në Gjermani.
Kjo bakterie më shumë i prek të rriturit dhe atë kryesisht gratë.
Testimet shkencore nuk e konfirmojnë hipotezën se pas infektimit fshihen perime të infektuara, publikoi mbrëmë Laboratori referenet i BE-së për eshehirija koli në Romë.
“Zëra alarmant në lidhje me konsumimin e perimeve nuk janë të arsyetuara sepse analizat laboratorike nuk mbështesin hipotezat se ky është burim për infeksion”, thuhet në kumtesë.
Saturday, 04 June 2011 13:50