Mitrovicë – Shefi i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, Skënder Syla, me bashkëpunëtorë i kanë dorëzuar sot kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastratit, një pajisje
bashkëkohëse për përcaktimin e sasisë së plumbit dhe metaleve të rënda në mjedis, që është vlerësuar si donacion i rëndësishëm për Mitrovicën, duke pasur parasysh problemet me ndotje nga metalet e rënda, në këtë komunë.
Kjo pajisje, me vlerë prej 36 mijë eurosh, përdoret nga të gjitha institucionet e rëndësishme botërore për përcaktimin e nivelit dhe të sasisë së plumbit dhe metaleve të rënda në mjedis.
Pajisja është e sofistikuar dhe shumë praktike dhe do të ndihmojë për krijimin e pasqyres së qartë për nivelin e pranisë së plumbit dhe metaleve të rënda në tok, ajër dhe ujë.
Kastrati, i ka falënderuar drejtuesit e OBSH-së në Kosovë për donacionin, duke theksuar se është pajisje shumë e nevojshme për institucionet dhe do të ndihmoj për qartësimin e gjendjes dhe parandalimin e helmimit me metale të rënda.
Thursday, 28 April 2011 12:30